Home / Aktualitet / Asnjë shenjë nga 33-vjeçari që u bllokua te “Casa Italia”, shpërthejnë familjarët: Të gjendet djali, gjallë a vdekur!

Asnjë shenjë nga 33-vjeçari që u bllokua te “Casa Italia”, shpërthejnë familjarët: Të gjendet djali, gjallë a vdekur!

Familjarët e 33-vjeçarit që ka mbetur brenda magazinës së qendrës tregtare kërkojnë nga shteti që të merren masat dhe të gjendet trupi i Arjan Salës.

Tezja e të riut, në një prononcim për mediat tha se ai është përpjekur që të shpëtojë të tjerët dhe ka mbetur vetë brenda.

“Jemi të mërzitur tepër dhe pa shpresë! Kanë ardhur zjarrfikëse me vonesë. Janë masa qesharake, ne kërkojnë nga shteti që të merren masat. Të hapen vatrat, ky ka qenë punëtor në krye të detyrës. Është përpjekur që të shpëtojë të tjerët.

Ai nuk ka vrarë njerëz. Asnjë informacion nuk më kanë dhënë. Nuk kemi asnjë lloj shprese, me bombola dy kg, ato nuk janë zjarrfikëse emergjence. I bëj thirrje shtetit të marrë masa që të gjendet djali, gjallë a vdekur”, tha tezja e tij.

Check Also

Yuri Kim publishes photos of Albanian-American Navy: They are training together to strengthen skills and cooperation

US Ambassador Yuri Kim has published on Twitter some photos, where American and Albanian soldiers …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =