Home / Aktualitet / Artistët: Ministria e Kulturës tregon paaftësi, nuk bëjnë dot një projektligj të ri për artin

Artistët: Ministria e Kulturës tregon paaftësi, nuk bëjnë dot një projektligj të ri për artin

Paga prej vitesh që nuk ka pasur rritje apo dhe problemet ligjore janë disa nga çështjet, që artistët herë pas here kanë pohuar. Në reagimet e tyre ata shprehen me kritika për Ministrinë e Kulturës, ku sipas tyre nuk ka bërë sa duhet në jetën artistike. Artistë të institucioneve por dhe jashtë tyre vazhdojnë të pohojnë se kërkesat e tyre janë zvarritur, pa zgjidhje deri tani. Tenori Rudi Sata thotë se deri tani shikon paaftësinë e Ministrisë së Kulturës. Jemi në sezon veror, ku jeta artistike ka rinisur pa mbylljes nga pandemia, por sipas tenorit për artistët duhet një ligj i ri arti sipas standardeve të Bashkimit Europian. “Ministrja dhe gjithë stafi që ka vazhdojnë me paaftësinë.

Një problem që vijon, ku duhet ligj i ri arti. Me vendosjen ligjit të ri të artit artisti fiton personalitetin, identitetin. Kjo është thelbësore”, shprehet Sata. Me kritika, tenori Rudi Sata shton më tej se problem janë dhe rregulloret, që janë në institucionet e artit. “Po të lexoni rregulloret e institucioneve duken që nuk kanë lidhje me institucionet e artit, ndaj i quaj paçavure”, vijon ai. Problemi i pagave është bërë me dije herë pas here nga artistët, por dhe nga sindikata e artistëve. Tenori Rudi Sata thotë se po bëhen 9 vite, që nuk ka ndryshim. “Pagat janë rritur në fund të vitit 2013. Nuk janë rritur pagat, po bëhen 9 vite gati që artistët nuk kanë pasur rritje page”, thotë ai.

Arti dhe politikat

Për artistët, politikat e artit në vend duhet të jenë për zhvillimin e artit dhe mirëfunksionim në institucione. Sipas tenorit Rudi Sata nga Ministria e Kulturës ndër vite është treguar se gjërat janë zvarritur. “Ministrja shquhet për miopi në lidhje me politikat e artit. Ministrja dhe stafi i saj aspak vizionarë, nuk kanë dëshirë për të bërë asgjë pozitive për të rritur imazhin e institucioneve të artit dhe të tjera, sepse iu mungon dëshira mbi të gjitha. Kanë 9 vite që jo vetëm nuk rrisin rrogat, por ata nuk sjellin dot një projektligj të ri, një draft të ri për statusin e artistit”, vijon ai. Tenori thotë se artistët duan të punojnë, por zëri i tyre nuk dëgjohet.

Tenori Rudi Sata pohon se u fol për ndryshime, por nuk u bënë. “Nuk dëgjohet zëri jonë. Ne duam një ligj të ri sipas standarteve të BE. Kërkojmë ligj të ri që në 2014. Erdhën për të bërë ndryshimin e  madh dhe çfarë u bë? Ministria të jetë pranë artistëve të dëgjojë kërkesat e tyre”, shprehet artisti. Edhe për mjeshtrin e cirkut Pavli Sallata ka munguar puna që duhet për një ligj të ri arti. Ai thotë se duhet një ligj, që të ketë të gjitha aksesorët. “Kërkesat janë zvarritur prej vitesh. Ligji i ri i artit të përmbajë të gjithë aksesorët. Duhet kompletuar me këndvështrimin e ri, dhe vetë koha tregoi që ligji aktual nuk plotëson standartet”, thotë mjeshtri. Edhe më parë artistët janë shprehur për probleme, ndërsa me kritika për ministrinë janë shprehur dhe drejtues të sindikatës së artistëve.

Check Also

Ylli i Interit rrit pretendimet financiare, klubi zikaltër pezullon rinovimin

Lautaro Martinez është një nga sulmuesit më të kërkuar të momentit dhe në skenë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 6 =