Home / Kronike / Kronike / Arsenal armësh në banesë, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim i ati

Arsenal armësh në banesë, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim i ati

Një 37-vjeçar është arrestuar ndërsa babai i tij është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit të policisë iu gjetën arsenal armësh në banesë.

Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, në kuadër të të cilit është arrestuar 37-vjeçari M. T., dhe është shpallur në kërkim i ati shtetasi J. T.

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në banesën e një shtetasi në fshatin “Dhrovjan”, Finiq, ishte fshehur një arsenal armësh, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dhrovjani”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. T., në fshatin Dhrovjan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht: 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Check Also

Horoskopi 23 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI Bëni kujdes sepse mund të keni grindje dhe tensione, në veçanti me ata që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + twelve =