Home / Aktualitet / ARRSH jep informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare: Qarkulloni me goma dimri ose zinxhirë

ARRSH jep informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare: Qarkulloni me goma dimri ose zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kryesore në vend pas reshjeve të dendura të dëborës dhe bllokimit të qarkullimit në disa rrugë të vendit.

Sipas ARRSH në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe kjo situatë kërkon përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore. Më tej ARRSH shkruan se në rajonin verior Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë: Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

Në rajonin qendror, Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri: Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

Në rajonin jugor Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

RAJONI VERIOR
Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:
Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONI QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri: Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

RAJONI JUGOR
Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri. Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë

Check Also

Koronavirusi në Shqipëri, doktor Halim Kosova surprizon me deklaratën: Më vjen ta marr Ramën…

Doktori i njohur Halim Kosova ka thënë se kur sheh situatën e krijuar nga koronavirusi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =