Perpara se te jem njeri publik deshiroj te jem njeri i lire sidomos nga arroganca dhe keq qeverisjet. Pyetja pse shiptaret masivisht deshirojne te lene vendin e tyre – ka vetem nje pergjigje ARROGANCA VRET QYTETARET. ARROGANCA USHQEN MENTALITETET DIKTATORIALE. Ajo eshte vrastare kur te prek cdo element te jetes se perditshme. Ajo nuk vret me vendime gjyqi, por me veprimet e saj te perditeshme. Prandaj shpesh kam perseritur publikisht ,Drejtoni me zemer dhe jo me gjoba, drejtoni me ndjesi njerezore dhe jo me pashpirtesine e kompjuterave. Po ndaj me ju nje shqetesim te banoreve te lagjes ku banoj, te cilt paguajne taksat, respektojne shtetin, respektojne ambinetin e perbashket. vetem pak muaj pasi rruga u be me kalldrem, pa pritur pa asnje sqarim por vetem me ndryshim tabelash banoret u gjenden perball nje situate absurde ku gjobiten cdo dite pse lene makinat brenda kuadratit te vendeve te dedikuara per ta. jane pajisur me vertetimin e residentit. Bashkia ka vene vetem nje shenje eskavatori, nuk ka asnje tabele per investime publike, aq me teper ne nje rruge qe sapo ehte bere. Nuk ka asnje komunikim me administratoret e pallateve per te cilet banoret paguajne, nuk ka pergjigje nga bashkia per shqetesimin e ngritr pre tyre, ka vetem arrogance te gjobave. Qeverisjet me arrogance jane te destinuara te deshtojne. Diktaturat edhe ne nivel vendore nuk zgjasin.
