Home / Aktualitet / ARROGANCA MODË E EDI RAMËS
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

ARROGANCA MODË E EDI RAMËS

Ky është ai yrrneku, arroganca dhe cinizmi, urrejtja dhe mendjemadhësia që në Shqipëri e ka bërë modë dhe mënyrë të jetës Edi Rama. Kushdo që sot është në pushtetin e tij, anipse kurrkushi, e imiton Edi Ramën është nevrik dhe bën si cinik…

Nga Kimete BERISHA –

… U shet mend shqiptarëve, si Spiropali për shembull, e cila aq shumë është magjepsur me vetveten sa ka harruar që nëse zbret nga kali i Skënderbeut të saj, e humb rrugën në oborr, e nuk di më të kthehet në shtëpi.

Se dinë të kthehen në shtëpi, vetëm ata që kanë ecur me këmbët e veta, e jo ata që kanë ecur me këmbët e kalit.

Edhe policia, edhe mediat e tij, edhe shitëset në butiqe, gjithkush që e ka lakmuar dhe e ka marrë yrrnek (model) Edi Ramën, shquhet për mendjemadhësi, kotësi dhe për superioritetin e tij.

Në Shqipëri s’ka shqiptarë modestë, atje krejt janë ‘të ditur’, mohues, dyshues, përbuzës, diva, refuzues, ‘artista’, kategorikë, arrogantë dhe cinik si Edi Rama.

Ashtu ndodh edhe në policinë e shtetit, ku policit i duket vetja dikushi, zot, edi ramë…dhe ashtu i teket, e nxjerr alltinë prej xhepi dhe vret për pikë qejfi.

Njësoj siç polici kriminel e vrau me gjakftohtësi të riun e pafajshëm, Edi Rama, qe tetë vjet me gjuhën e tij ka thyer eshtra dhe e ka ‘vrarë’ dhe demoralizuar krejt shoqërinë me fjalë të rënda, me injorim, me shamje, me mohim, me mllef, me nervozë, me dyshim e me cinizëm.

‘Viktimat’ e mllefit të tij shtrihen deri në Kosovë.

Jepjani një leksion të zjarrtë sonte dhe nesër, pasnesër dhe çdo natë.

Deshja tlinat midis sheshit e tregoji se cinizmi është shkollë, që kushton lirë.

Se Edi Rama ‘ia di çmimin gjithçkahit, por vlerën askujt’.

P.S.Prandaj, është Dandy.

Edhe çadrën e ka Dandy.

Check Also

Injektoi ujë biologjik në vend të vaksinës, Rama i përgjigjet teorive konspirative

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës sotme, iu përgjigj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 6 =