Home / Showbizz / “Arrita në pikën kur kisha frikë të thoja nga isha”, Eleni Foureira rrëfen ‘tmerrin’ e saj

“Arrita në pikën kur kisha frikë të thoja nga isha”, Eleni Foureira rrëfen ‘tmerrin’ e saj

Këngëtarja Eleni Foureira në një intervistë ka treguar se përse në fillimet e saj nuk ka treguar që ishte shqiptare.

Ajo fillimisht ka thënë se është me origjinë latine, ndërsa më vonë ka pranuar se është shqiptare, vetëm kur kuptoi se njerëzit e donin atë.

Eleni ka rrëfyer se nuk ka treguar se është shqiptare, pasi kishte frikë se nuk do të pranohej nga shoqëria për shkak të origjinës.

Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që une e dua”, tha Eleni.

Ndërsa për Greqinë ajo ka thënë se vendlindja e saj dhe e gjithë jeta e saj, dhe se edhe buka kishte shije tjetër. “Greqia është e tërë jeta ime, kjo është vendlindja ime. Buka kishte shije tjetër. Por e kisha të vështirë të kuptoja pse fëmijët na ngacmonin. Në shkollë kishte dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk pranoheshin në atë kohë nga shoqëria”, është shprehur Foureira.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Kim Kardashian del lakuriq, fotoja po bën xhiron e botës

Pak ditë më parë, Kim Kardashian firmosi letrat e divorcit nga Kanye West. Pas 6 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + eleven =