Home / Aktualitet / Arrihet ‘marrëveshja’/Shqipëria dhe Greqia gati ta çojnë ‘Detin’ në Hagë

Arrihet ‘marrëveshja’/Shqipëria dhe Greqia gati ta çojnë ‘Detin’ në Hagë

Greqia dhe Shqipëria duket se kanë arritur një marrëveshje në parim për ta dërguar pretendimin e Athinës për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sipas medias prestigjioze greke ‘Kathimerini’, Greqia synon që ta dërgojë këtë çështje në Hagë dhe për këtë arsye konsiston edhe vizita e sotme në Tiranë e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Greqia kërkon të përfitojë nga mungesa në Shqipëri Gjykatës Kushtetuese dhe do medoemos që ta dërgojë çështjen në Hagë, që të dyja palët ‘të lajnë duart’ nga kjo çështje duke ia lënë një pale të tretë.

Athina dëshiron që mosmarrëveshja të zgjidhet, duke e referuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në mënyrë që të anashkalojë hendekun e krijuar nga Gjykata Kushtetuese të vitit 2009, e cila e hodhi poshtë marrëveshjen midis dy vendeve.  Ai vendim ishte një justifikim i Tiranës zyrtare që nga viti 2009 për të shmangur debatin midis dy vendeve për çështjen e detit. Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk po funksionon në Shqipëri për momentin, ngërçi është i dukshëm. Ngecja e Gjykatës Kushtetuese është një “pikë e zezë” në performancën e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, për të cilën po ushtrohet presion edhe nga Bashkimi Evropian për ta ngritur atë brenda vitit.  Sidoqoftë, kjo tregon gjithashtu për ekzistencën e mundësive për një zgjidhje dypalëshe të mosmarrëveshjes (ose bazuar në marrëveshjen e Dora Bakoyannis të vitit 2009 ose me ndryshimin e saj) midis Athinës dhe Tiranës. Pra, në rast të një marrëveshje politike për ta dërguar çështjen në Tribunalin e Hagës, Athina padyshim nuk do ta kishte problem ta nënshkruante një marrëveshje të tillë. Pyetja është nëse Tirana është në të njëjtën linjë?”,

Check Also

Plas sherri në lokal/ Tentoi të vriste 27 vjeçarin, arrestohet i riu në Berat

Një konflikt ka nisur mes të rinjve në një lokal të Korçës, ku situata mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − eight =