Home / Aktualitet / Arrihet marrëveshja, Italia do të njohë patentat shqiptare

Arrihet marrëveshja, Italia do të njohë patentat shqiptare

Është arritur marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur nga homologu i saj italian, Luigi Di Maio.

Ministrja Xhaçka dhe Di Maio, konfirmuan në takim se kanë përfunduar zyrtarisht procedurat për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve.

“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes, javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse. Mirënjohje qeverisë italiane për solidaritetin dhe kontributin për rindërtimin pas ndërtimit” është shprehur Xhaçka.

Ndërkohë ministri italian, Di Maio ndër të tjera foli dhe për zgjedhjet në 25 Prill duke thënë “Të gjitha forcat politike duhet të japin prova demokracie. Zgjedhjet, forcat politike të japin mesazhin se interesi kombëtar qëndron mbi interesat partiake”, u shpreh Di Maio.

Check Also

Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, 2 të rinj godasin me sende të forta një person

Një sherr mes disa personave ka ndodhur te Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =