Home / Aktualitet / Arrihet kompromisi me Bullgarinë, ambasadorët e BE pritet të miratojnë sot përfundimet për zgjerimin

Arrihet kompromisi me Bullgarinë, ambasadorët e BE pritet të miratojnë sot përfundimet për zgjerimin

Këshilli i Ambasadorëve në Bruksel pritet të miratojë sot përfundimet për zgjerimin. Presidenca gjermane duket se ka arritur një kompromis me Bullgarinë, që bllokonte këtë dokument, duke mbajtur kështu peng kuadrin negociues e për pasojë edhe mbajtjen e konferencës së parë të anëtarësimit.

Gazetari i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri raportoi se ky është një zhvillim pozitiv që nuk ka lidhje me kuadrin negiciues, por me dokumentin më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, që janë përfundimet për paketën e zgjerimit.

“Gjermanët kanë futur një fjali të vetme për të gjitha vendet, ku thuhet se çështjet e keqinterpretimt të historisë duhet të mbyllen nga të gjitha palët dhe duhet të marrin fund dhe se të gjitha marrëveshjet e arritura, qoftë ajo e Prespës apo me Greqinë duhet të vijojë zbatimi.

Vetëm një fjali ka zhbllokuar këtë dokument nga i cili pritet të vihen piketat dhe radhës dhe për Shqipërinë për shembull, ky tekst njeh të gjitha arritjet e deritanishme për mbajtjen konferencës së parë ndërqeveritare pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit të medias, ndërkohë që vihen kushtet e Bundestagut që mbeten pas konferencës ndërqeveritare që do të jetë çelja e kapitujve të negociatave”, shpjegoi gazetari i Euronews Albania.

Ai sqaroi se pavarësisht këtij vendimi, kuadri negociues mbetet i bllokuar dhe gjithçka i kalon presidencës portugeze.

“Për Shqipërinë është fat i mirë fakti se neve na lë kohë që në janar kur merret presidenca nga Portugalia, t’i drejtohemi vendeve anëtare me të gjitha kushtet e plotësuara për Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Dhe Shqipëria do të nisë rrugën e negociatave, që është një rrugë e gjatë të përafrimit me reformat e BE, që mund të zgjasë deri në 2 vjet por që duhet të nisë”, raportoi gazetari i Euronews Albania.

Check Also

Makina me targa shqiptare del nga rruga, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në Ponoshec të Gjakovës. Sipas njoftimit të policisë kosovare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =