Home / Aktualitet / Arrestohet polici i burgjeve, furnizoi makinat e fisit me lekët e shtetit

Arrestohet polici i burgjeve, furnizoi makinat e fisit me lekët e shtetit

Një polic burgu ka rënë në pranga pasi ka abuzuar me detyrën.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka vënë në pranga një punonjës të Forcave Operacionale pasi akuzohet të ketë shpërdoruar detyrën.

Polici i identifikuar me inicialet B.B rezulton të ketë përdorur pajisjet e punës për përfitime personale.

Nga hetimet e SHKBB, u zbulua se ka përdorur kartën e furnizimit të karburantit të makinës së punës për furnizimin e makinës së tij private dhe të të afërmve të tij.

Check Also

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, ‘Muzgu 4’ çon në pranga dy të rinj në Gjirokastër

GJIROKASTER Dy të rinj u vunë në pranga mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, nën dyshimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 9 =