Home / Kronike / Kronike / Arrestohet në Lushnje koka e organizatës kriminale të drogës

Arrestohet në Lushnje koka e organizatës kriminale të drogës

Është vënë në pranga në Lushnje drejtues i një organizate kriminale që ka trafikuar sasi të mëdha kokaine, heroine dhe cannabis sativa nga Holanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.

Policia bën me dije se është arrestuar Bujar Agolli, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Bujar Agolli, 57 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Holanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë”, njofton policia.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./Opinion.al

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 20 =