Home / Kronike / Kronike / Arrestohet kreu i Njësisë Administrative Ungrejt në Lezhë

Arrestohet kreu i Njësisë Administrative Ungrejt në Lezhë

Kultivimi i kanabisit në zonën e Kashnjetit në Lezhë, shpallet në kërkim kreu i Njësisë Administrative të Ungrejt, shtetasi Gëzim Kola.

Me kërkesë të prokurorisë ndaj tij gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ në mungesë për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike” dhe “shpërdorim detyre”.

“Arrest ne burg” është vendosur edhe për shtetasin Zef Broci, i cili është vënë në pranga nga policia.

Hetimet në lidhje me rastin kanë nisur muaj më parë nga prokurori Françesk Ganaj dhe dyshohet të jenë të përfshirë dhe persona të tjerë në këtë veprimtari.

Check Also

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku ka mbetur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 3 =