Home / Aktualitet / Arrestohet ish-drejtori i Teatrit të Athinës

Arrestohet ish-drejtori i Teatrit të Athinës

Policia greke ka arrestuar sot Dimitris Lignadhis, ish-drejtori i Teatrit të Athinës dhe në të njëjtën kohë një aktor i njohur i skenës Helene, pasi dhjetëra raste të abuzimit të detyrës për të marrë favore seksuale u konfirmuan.

Midis atyre që denoncuan Lingadhis janë vajza, por edhe djem, disa prej të cilëve ishin të mitur në kohën ee ndodhjes së incidenteve. Ai përdori postin e tij si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe producent për ti premtuar aktorëve aspirantë, që ishin ende në shkollën e dramës, role dhe shpërblime të tjera në këmbim të favoreve seksuale.

Dhjetra denoncime kundër Lingadhis kanë tronditur opinionin publik grek, duke përfshirë dhe ministren e Kulturës, Lina Mendoni, e cila e quajti atë një “njeri të frikshëm”, duke premtuar mbështetje të plotë të qeverisë për këdo që bën akuza për ngacmim seksual në arte.

Check Also

Koronavirusi në Shqipëri, doktor Halim Kosova surprizon me deklaratën: Më vjen ta marr Ramën…

Doktori i njohur Halim Kosova ka thënë se kur sheh situatën e krijuar nga koronavirusi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 14 =