Home / Aktualitet / Arrestohet gjyqtarja e Durrësit dhe një avokat, ja akuzat që rendojnë mbi ta (Emrat)

Arrestohet gjyqtarja e Durrësit dhe një avokat, ja akuzat që rendojnë mbi ta (Emrat)

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është arrestuar në Durrës ditën e sotme.

Gjyqtarja u arrestuar me urdhër të SPAK. Prokuroria e Posaçme e akuzon Margjekën për korrupsion.

Mimoza Margjeka është gjyqtarja që cilësoi nul zgjedhjet e 30 qershorit në Durrës.

Ajo i refuzoi mandatin ish- kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako. Por ndërkohë është arrestuar dhe bashkëshorti i saj Arben Cara, dhe avokati Skënder Demiraj bashkë me dy të tjerë.

Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 3 nga të arrestuar, teksa gjyqtarja me avokatin janë liruar nga qelia në arrest shtëpie.

“Shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për këtë shtetas”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Check Also

“Romeo dhe Zhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

Romeo dhe Zhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekpisrit, e shkruar diku midis viteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =