Home / Aktualitet / Arrestohet 54-vjeçari, abuzoi seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuara

Arrestohet 54-vjeçari, abuzoi seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuara

Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Tre  Urat bënë të mundur kapjen e shtetasit B. K., 54 vjeç,  banues në Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhrin për ndalimin si i dyshuar, për Veprën Penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, pasi një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Materialet në ngarkim të shtetasit B. K.  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =