Home / Aktualitet / Arrestohet 52 vjeçari, dyshohet si autor i vrasjes së Ahmet Toskës

Arrestohet 52 vjeçari, dyshohet si autor i vrasjes së Ahmet Toskës

Fier – Policia e Fierit ka arrestuar mëngjesin e sotëm autorin e vrasjes së 50-vjeçarit, Ahmet Toska mëngjesin e 26 tetorit në Fier. Autori i dyshuar është arrestuar ne Rinas gjatë një operacioni të mirëorganizuar si dhe pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria. Kjo e fundit ka analizuar prova dhe fakte te dala nga telefoni i viktimes që të çonin në adresën e 52-vjeçarit

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh” Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Ahmet Toska

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

Fatmir Hoxhaj., 52 vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja

Ahmet Toska 50-vjeç, u ekzekutua rreth orës 06:00, të 26 tetorit, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, me armë zjarri. Ngjarja ndodhi afër banesës së tij, ndërsa dëshmitare ka qenë  bërë gruaja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën. Ndërkohë që autori fill pas krimit është larguar, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen. Viktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë.

Check Also

Pranojnë gabimin, vaksina e Oksfordit në pikëpyetje!

AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit kanë pranuar se ndodhi një gabim gjatë testimit të vaksinës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 4 =