Home / Aktualitet / Arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, dogji sipërfaqe me ullinj, kullota, koshere blete

Arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, dogji sipërfaqe me ullinj, kullota, koshere blete

Një 19-vjeçar është vënë në  pranga të policisë së Vlorës, pasi dyshohet si autor i katër zjarrvënieve në zonën e Selenicës.

I.M, 19-vjeç është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në afërsi të rrugës Peshkëpi-Drashovicë, paso ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore me shkurre, si dhe një sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të shtetasit F. H.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 3 rasteve të tjera të zjarrvënieve, në fshatrat Kotë, Gërnec dhe Mërtiraj, në bashkinë Selenicë, konkretisht:

Më datë 29.07.2021, në fshatin Gërnec, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullote;

Më datë 01.08.2021, në afërsi të fshatit Kotë, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dhe disa koshere me bletë në pronësi të shtetasit A. M.;

Më datë 08.08.2021, në fshatin Mërtiraj, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të shtetasit N. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Check Also

Jep dorëheqje Boiken Abazi nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Boiken Abazi jep dorëheqje drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =