Home / Aktualitet / Arrestohen 8 persona në Tiranë/ Dy prej tyre ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj partnereve

Arrestohen 8 persona në Tiranë/ Dy prej tyre ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj partnereve

Tetë persona janë arrestuar në flagrancë për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre i përket moshës 24-vjeçare dhe ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.

Ndërsa një 20-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi farash të lëndës narkotike kanabis dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Një tjetër 25-vjeçar dhe 46 vjeçar u arrestuan për ushtrim të dhunës fizike e psikologjike ndaj partnereve të tyre.

Policia bën me dije se një 39 vjeçar ra në pranga për veprën penale “Ndërtimi pa leje”. Ndërkohë, tre persona të moshës 36, 37 dhe 50 vjeç, u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. S., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi farash të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 39 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 46 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. Sh., 36 vjeç, E. T., 37 vjeç dhe I. Gj., 50 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Koronavirusi në Shqipëri, doktor Halim Kosova surprizon me deklaratën: Më vjen ta marr Ramën…

Doktori i njohur Halim Kosova ka thënë se kur sheh situatën e krijuar nga koronavirusi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − twelve =