Home / Aktualitet / Arrestimi i manjatit të mediave, Pompeo i shqetësuar: “Partia Komuniste Kineze ia ka hequr liritë Hong Kongut “

Arrestimi i manjatit të mediave, Pompeo i shqetësuar: “Partia Komuniste Kineze ia ka hequr liritë Hong Kongut “

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të Hënën se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga njoftimet për arrestimin e manjatit të mediave në Hong Kong Jimmy Lai “në bazë të ligjeve të ashpra të Hong Kongut për Sigurinë Kombëtare.”

Jimmy Lai u bë të Hënën personaliteti më i njohur i arrestuar deri tani në Hong Kong në bazë të një ligji të ri të sigurisë kombëtare.

Ai u ndalua nën dyshimet për bashkëpunim të fshehtë me shtetet e huaja ndërkohë që rreth 200 policë kontrolluan zyrat e gazetës së tij Apple Daily.

“Kjo është një tjetër provë se Partia Komuniste Kineze ia ka hequr liritë Hong Kongut dhe ka gërryer të drejtat e banorëve të tij,” shkruante sekretari Pompeo në një postim në Twitter.

Lai me origjinë nga Kina, i cili hyri fshehurazi në koloninë e atëhershme britanike të Hong Kongut me një varkë peshkimi kur ishte 12-vjeç, ka qenë një nga aktivistët më të spikatur të demokracisë në qytetin që tani qeveriset nga Kina si dhe një kritik i ashpër i Pekinit.

Arrestimi i tij vjen në klimën e masave të Pekinit kundër opozitës pro demokracisë në Hong Kong dhe i shton më tej shqetësimet për fatin e medias dhe liritë e tjera të premtuara kur Hong Kongu iu rikthye Kinës në vitin 1997.

Kina e vendosi ligjin e ri gjithëpërfshirës të sigurisë në Hong Kong më 30 qershor, një akt që u dënua nga vendet perëndimore./VOA

Check Also

Ideja e multilateralizmit krijon harmoni, ekuilibër dhe drejtësi në botën e sotme

Nga Enver Bytyçi- Gjatë shekullit XIX bota dhe sidomos Europa ruajtën ekulibrat e paqes permes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 16 =