Home / Aktualitet / Arrestimi i Begajt në Vlorë, flasin familjarët: Lirojeni, fëmijët i kanë mbetur rrugëve

Arrestimi i Begajt në Vlorë, flasin familjarët: Lirojeni, fëmijët i kanë mbetur rrugëve

Detaje të reja nga arrestimi i Edison Begajt në Vlorë, 3 ditë më parë nga RENEA, që sipas familjarëve të tij është bërë në mënyrë tendencioze.

Xhaxhai i Begajt thotë se policia dështoi që ta mbronte, dhe arma që iu gjet ishte për vetëmbrojtje. Ai tregon se Begaj nuk ka bërë asnjë krim, dhe se tashmë dy fëmijët e tij të mitur janë lënë rrugëve, për shkak se prindërit u janë ndarë disa kohë më parë.

“Gjithcka ishte tendencioze. Policia nuk e mbrojti dot, u plagos me 9 plumba në sy të fëmijëve. Armë e kishte për vetëmbrojtje. Policia ka qenë tendencioze, nëndrejtori erdhi te biznesi dhe bëri me shenjë për të arrestuar Edisonin.

Edisoni nuk ka bërë krim, po mbronte jetën e tij, ndërkohë që atentatori i tij endet i lirë. Atentatori ishte veshur si Polic, u gjet veshja, u gjet, makina, u gjet arma por jo autori. Edisoni ka lënë dy fëmijët e mitur rrugëve”, shprehet xhaxhai i Begajt.

Në 29 maj, ndaj Edison Begajt iu bë atentat në hyrje të shtëpisë së tij në Kaninë, ku prezent ishin edhe dy fëmijë të mitur 6 dhe 7 vjeç. Në atentat Begaj u plagos me 9 plumba, ndërsa pas ngjarjes policia sekuestroi pamjet, u gjet makina e atentatorëve dhe veshja e atentatorit. Atentatori ishte i veshur si Polic, dhe ishte pa maskë.

Policia ende nuk e ka ndaluar dhe sipas bluve as identifikuar autorin.

Megjithatë arrestimi i Edison Begqj, me bujë në mes të shëtitores Lungomare, në ambientet e lokalit të tij, kanë sjellë reagimin e familjarëve të Begaj të cilët akuzojnë policinë se ka pas direktiva dhe tendenca për të arrestuar Begajn.

Kush është Edison Begaj?

Edison Begaj, babai i dy fëmijëve të mitur, njëri prej djemve me probleme shëndetësore. Administrator i një Gelaterie në Vlorë. I divorcuar nga bashkëshortja dhe prind i vetëm në rritjen e fëmijëve.

Nëna e Begaj ka tre muaj që ka ndërruar jetë, babai i Edison Begaj prej dy vitesh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u rrëzua nga një pemë ulliri.

Arrestimi i Begaj, fëmijët kanë mbetur pa kujdestar, ndërsa këto ditë janë shokë të Begajt të cilët po kujdesen për fëmijët.

Check Also

Rama takon drejtorin e “Pfizer” në Nju Jork

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + three =