Home / Aktualitet / Armë zjarri, drogë e municion luftarak, policia arreston 27-vjeçarin në Kavajë

Armë zjarri, drogë e municion luftarak, policia arreston 27-vjeçarin në Kavajë

Ditën e sotme Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili posedonte lëndë narkotike kanabis, municion luftarak dhe një armë zjarri automatik

Shtetasi F. M., 27 vjeç, banues në Kavajë po udhëtonte me mjetin tip “BMË” kur u kontrollua nga forcat policore dhe në bagazhin e automjetit u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Njoftimi i Policisë:
Kavajë
Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike me vete, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 27 vjeç, banues në Kavajë.
Shërbimet policore, gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. M. Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Check Also

Legjenda e futbollit në zi/ Aksidenti fatal i merr jetën djalit 18-vjeçar (Foto)

Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni i njohur i kombëtares gjermane, Michel Balack ka humbur djalin e tij …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − one =