Home / Bota / Arkëtimet gjatë vitit të vështirë të pandemisë, artisti që fitoi plot 82 milionë dollarë është …

Arkëtimet gjatë vitit të vështirë të pandemisë, artisti që fitoi plot 82 milionë dollarë është …

Andrea Bocelli nuk është ndër më të paguarit, por është më i paguari në botë për punën e tij gjatë vitit pandemik shkruajnë mediat italiane.

Statistikat e studiuara nga faqja “Njerëzit me Para” tergojnë se tenori arriti të fitojë në total 82 milion dollarë.

Kush është Andrea Bocelli? Andrea Bocelli, është një këngëtar dhe tenor i pop-it italian, i lindur në Lajatico, 22 shtator 1958, dhe është i gjatë 187 cm. Tenori i madh toskan krenohet me një karrierë të respektuar, e dëgjuar në të gjithë botën veçanërisht për zhanrin lirik. Deri më sot, Bocelli ka publikuar 23 albume që kur filloi karrierën e tij artistike në 1982. Ai këndoi në prani të Papa Françeskut dhe ka marrë disa nderime, përfshirë Urdhrin e Meritës të Republikës Italiane.

Andrea Bocelli jeta private Në vitin 1992, kur tenori ishte 34 vjeç, ai u martua me Enrica Cenzatti, tani një ish-grua. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë, Amos, në 1995 dhe Matteo në 1997. Bocelli më pas gjeti përsëri dashurinë gati dhjetë vjet më vonë, teksa njohu Veronica Berti, me të cilën u martua në vitin 2014 dhe u bë nënë e vajzës të tij të tretë: Virginia.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Bëhen prindër për herë të dytë Gjiko dhe Elita

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi për Elitën dhe Gjikon m të cilët janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =