Arkeologët kanë zbuluar pjesë rituale të civilizimit të humbur Tihuanacota
Këto vazo ceremoniale, thika dhe punime metali i përkasin civilizimit të humbur Tihuanacota i cili banoi në rajon nga viti 300 para erës sonë deri në 1200 pas erës sonë. Artefaktet u zbuluan një vit më parë, në Tiwanacu nga arkeologët bolivianë dhe tanimë janë prezantuar edhe për turistët. Mendohet sipas të dhënave se ato janë të lidhura me të menduarit parahispanikes.
Tiwanaku, qytet antik ku u gjetën artefaktet shtrihet afër Liqenit Titicaca në Bolivinë perëndimore. Aty dominojnë rrënojat, ndërsa dikur ka qenë selia e kulturës para-kolumbiane, piramida e Akapana, si dhe një tempull gjysmë-nëntokësor, me imazhe të gdhendura të kokave njerëzore. Pranë tij gjendet edhe një tempull i hapur me monolite guri dhe harku i madh Porta e Diellit.