Home / Showbizz / Arilena Ara rrëmben çmimin e parë me këngën ‘Shaj’ në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH

Arilena Ara rrëmben çmimin e parë me këngën ‘Shaj’ në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH

Arilena Ara është shpallur fituese në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH.

Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Eurovizion.

Këngëtarja e talentuar ka rrëmbyer çmimin e parë me këngën ‘Shaj’, me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”.

Jo vetëm një herë gjatë natës së fundit, publiku ka thirrur emrin e saj duke u ngritur më këmbë, ashtu si edhe në momentin kur u shpall fituese, spektatorët shpërthyen në thirrje e duartrokitje. Vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta. “Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë këtë moment”, tha mes lotësh këngëtarja. “Nuk bëj muzikë për të fituar çmime, bëj muzikë se i kam dedikuar jetën muzikës që 16-vjeçe. këngë për veten time, me . Jam e emocionuar se sot kam mamin tim në sallë, janë të gjithë miqtë e mi”.

Vendin e dytë e ka fituar Elvana Gjata me këngën e saj ‘Me tana’,  ndëra i treti këngëtares së re, Sara Bajraktari.

Check Also

Nëna e Ritës publikon një video, i quan fëmijët e Kosovës pasuri kombëtare

Nëna e Rita Orës, e cila e ka shoqëruar vajzën e saj në turneun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =