Home / Aktualitet / Argatët me mëditje të së keqes

Argatët me mëditje të së keqes

Nga Balil GJINI-

Muç Nano paska bërë një shkrim tjetër në Panorama kundër opozitës. Ç’janë këta njerëz? Në këtë rast Shekspiri do të thoshte: o turp, ku e ke skuqjen? Po a vërtet Muçi me të tjerët s’e dinë se nuk kritikohet opozita, por qeveria, apo janë faustët që ia kanë shitur shpirtin djallit për ca para, e prona më shumë?

E çuditshme! Me Edi Ramën ka ndodhur ajo që quhet kompleksi i patates. Patatja lëshon mbi tokë ca lule të bukura, të kaltra, mahnitëse, demokratike. Por poshtë, nën tokë, ajo ka zhardhokët e shëmtuar, gjendrat kanceroze. Ndryshe ato quhet korrupsion, vjedhje, papërgjegjshmëri etj. Si ka mundësi që argatët me mëditje këqyrin lulet e kaltra dhe jo gjendrat kanceroze?

Disa gjëra, me ç’duket, përcaktohen fatalisht prej emrit. Ky Muçi mund të quhej në çdo rast Maçi. Maçi i zi i tersit. Por, jo, sepse nga mënyra si vepron është thirrur për të qenë një emër tjetër, që i ndryshon veç bashkëtingëllorja e fundit. Kështu, sa herë ai bën ndonjë orvatje të flasë kundër qeverisë (thonë se i kanë dhënë një vilë tek Gjiri i Lalëzit), ajo e thërret, i shkul veshin dhe e mbyll në wc për të vënë mend. Merri erë emrit tënd, i thotë. Dhe Muçi i mbush gazetat duke thënë se era që ka nuhatur në wc s’është “ashtu”, por parfum…

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =