Home / Aktualitet / Ardian Dvorani kërkon ritkhimin në KED/ “Shpërthen” ish-kryeministri: Vendi i tij është në birucë

Ardian Dvorani kërkon ritkhimin në KED/ “Shpërthen” ish-kryeministri: Vendi i tij është në birucë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin e raportuar sot nga mediat, ku thuhet se Ardian Dvorani kërkon rikthimin në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se Dvorani e ka vendin në burg, pasi sipas tij fshehu 100 milionë lekë ne procesin e vetingut si dhe ka dhunuar ligje e Kushtetutë.

“Adrian Dvorani po kerkon KED!

Ai me mbeshtetjen e narkomafies me ne krye Edvin Hajdutin, kerkon te rikthehet ne Komisionin e Emerimeve ne Drejtesi, KED.

Miq, ju duket e pabesueshme por ish gjykatesi qe qendroi ne detyre 7 vjet pa mandat, qe ka vendin ne qeli sepse fshehu 100 milione lek ne procesin e vetingut, qe vendoste per vite ne gjykaten e larte me tezakun e tij, qe dhunoi ligje dhe kushtetute ne krye te KED, konstatuar kjo edhe nga Komisioni e Venecias, kerkon te rikthehet ne krye te KED per te vazhduar misionin e tij ne sherbm te partise.

Me kete kerkese mafiozi Dvoran deshmon per te shumten e te shumten here se jo ligji, kushtetuta por krimi dhe keqperdorimi i tij jane etje e pashuar e tij.

Nese ka blere apo rregulluar me urdher te Edvinit ndonje anetr ne KED nuk mund te them, por ate qe mund te themi miq eshte se ky dhunues i ligjeve dhe kushtetutes, vendin e ka ne biruce”-shkruan Berisha./ CNA.al

Ardian Dvorani kërkon ritkhimin në KED/ "Shpërthen" ish-kryeministri: Vendi i tij është në birucë

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 9 =