Home / Aktualitet / Ardian Çapja lë QSUT-në, dërgohet në spitalin e burgut “koka” e bandës së Elbasanit

Ardian Çapja lë QSUT-në, dërgohet në spitalin e burgut “koka” e bandës së Elbasanit

Ardian Çapja ka lënë ambientet e kardiokirurgjisë të spitalit QSUT dhe ndodhet në spitalin e burgut. Ai u shtrua për shkak të problemeve kardiake.

Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Krasta 2021”, duke u akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.

Mësohet se nëpërmjet avokatit të tij, Çapja ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit Durrës, duke argumentuar për një masë më të butë.

Hetimet për ngjarjen u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij.

Bardhi pasi u zbulua nga shenja e gishtit në targën e makinës së përdorur për vrasjen, zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar detaje. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.

Check Also

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + seventeen =