Home / Aktualitet / Ardi Veliu drejtuesve të policisë: Merrni masa ose do të ketë shkarkime

Ardi Veliu drejtuesve të policisë: Merrni masa ose do të ketë shkarkime

“Mobilizim dhe ndryshime në lidhje me gjendjen e rendit në vend, ose rrokadë të pandalshmne”. Kjo ka qenë kryefjala e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut në takimin e kësaj të Mërkure me drejtues të policisë në qarqe dhe ato të komisariateve të kryeqytetit.

Takimi nisi rreth orës 11:30 minuta dhe zgjati rreth një orë. Drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk preferuan të flisnin para mediave në përfundim të mbledhjes. Mësohet se në takim, është diskutuar për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur përgjatë javëve të fundit, përfshirë ato mes grupeve kriminale, por edhe krimet brenda familjes.

Burime i thanë Fax News se në mbledhje, nuk është folur për raste të veçanta sa i përket ngjarjeve kriminale apo zonave ku kanë ndodhur, por Veliu ka kërkuar shtim të vëmendjes së drejtuesve vendor dhe në nivel qarku. Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar tëe mbahen në vëzhgim eksponentët kriminal dhe personat me precedent.

Po ashtu, një çështje e rëndësishme për Policinë e Shtetit sipas Veliut është edhe plani i prezantuar nga qeveria, për të cilin aksionet kanë nisur, për shembjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare të vendit.

Ky është takimi i parë i këtij formati që zhvillohet pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa forca të shumta të policisë ndodhen në terren për gjurmimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Kjo mbledhje vjen pas ngjarjeve kriminale, ku atentatet mafioze dhe krimet në familje, kanë tronditur mbarë opinionin publik. NNëntë ditëshin e parë të muajit qershor, kanë ndodhur 8 vrasje.

Check Also

I la të gjithë në ankth, zbulohet mesazhi që Eriksen iu nisi shokëve të skuadrës së Interit

Gjendja e Kristian Eriksenit i mbajti të gjithë në ankth për disa minuta mbrëmjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + fifteen =