Home / Aktualitet / Arben Ahmetaj: Kur dikush jep ‘Fake News’ këputjani transmetimin!

Arben Ahmetaj: Kur dikush jep ‘Fake News’ këputjani transmetimin!

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ishte krah kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa po flisnin përballë gazetarëve në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj nuk nguroi që tu japë edhe një leksion gazetarëve, ku u kërkoi që të verifikojnë lajmi.

Frymëzuar nga vendimi i rrjeteve televizive më të mëdha amerikane, të cilët ndërprenë fjalën e presidentit Donald Trump, me arsyetimin se po fliste ‘Fake News’, Ahmetaj këshilloi gazetarët të bëjnë të njëjtën gjë.

Teksa citonte kryeministrin Rama,  ministri Ahmetaj u kërkoi gazetarëve që të shkonin vetë në spitale për të parë gjendjen dhe më pas t’u ndërprisnin pasqyrimin akuzave të opozitës.

“Shkoni dhe numëroni në spitale dhe në momentin kur dikush jep fake news. Bëni atë që bën çdo media në botë, këputjani transmetimin,”-u shpreh Ahmetaj.

Check Also

Manastirliu flet para familjarëve: Ja si do ti shihni të afërmit me Covid në spitale

Ministrja Ogerta Manastirliu ka zhvilluar takim me familjarët e pacientëve të prekur nga koronavirusi që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − fourteen =