Home / Horoskopi / Arbana Xharra: Masakra e Manastirit ku u masakruan shqiptarët dhe rreziku nga ripushtimi turk

Arbana Xharra: Masakra e Manastirit ku u masakruan shqiptarët dhe rreziku nga ripushtimi turk

Gazetarja Arbana Xharra ka rikujtuar masakrën e Manastirit, kur
turqit masakruan mijëra shqiptarë, dhe et për një ripushtim të
trojeve shqiptare nga turqit.
“186 vjet më parë, pikërisht më 9 gusht të vitit 1830, pushteti osman,
vrau afër 1000 dhe i arrestoi 400 deri ne 500 shqiptar ne Manastir.
Këta të vrarë dhe të arrestuar nuk ishin njerëz të thjesht, ishin elita e
kohës. Duhet përkujtuar fuqishëm nga se edhe në atë kohë kishte
shqiptarë që ndihmuan Sulltanin ta organizoi këtë masakër dhe ju
gëzuan vrasjes se 1000 bashkëkombasve të tyre. Fara e këtij plehu ka
mbi tash pas 186 viteve…”, shkruan Xharra, ndërsa poston shkrimin e
mëposhtëm, të botuar nga gazeta Zëri.
186 vjet nga masakra e Manastirit, shqiptarët të rrezikuar nga
“ripushtimi” turk
186 vjet më parë, pikërisht më 9 gusht të vitit 1830, pushteti osman,
vrau afër 1000 dhe i arrestoi 400 deri ne 500 shqiptar ne Manastir.
Këta të vrarë dhe të arrestuar nuk ishin njerëz të thjesht, ishin elita e
kohës. Kjo ngjarje duhet përkujtuar nga se në raport me numrin e
popullatës që kishin trojet shqiptare të asaj kohe, është e barabartë
me 12 mijë vetë që vrau Serbia për dy vite.
Këto të dhëna i ka paraqitur në një reagim të tij Fadil Kajtazi, ekspert i
shërbimeve sekrete, i cili ka kërkuar që kjo ngjarje të përkujtohet,
sidomos për faktin që ai thekson se “vrasja e kësaj elite njerëzish
shtyu për 100 vite krijimin e elitës shtetformuese, duke bërë që të
gjithë fqinjët tanë Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia të tojnë
pavarësinë para nesh dhe të zgjerohen në dëm të territoreve tona”.
Po ashtu, sipas tij kjo ngjarje duhet përkujtuar sepse ishte një
masakër e pa parë dhe e organizuar në pabesi. “Të gjithë këta njerëz
u ftuan në një ceremoni zyrtare, dhe gjatë parakalimit ceremonial të
ushtrisë, një toge i urdhërohet të kthen armët nga vendin ku
qëndronin shqiptaret dhe të kryejnë ekzekutimin”, rrëfen bazuar në
faktet historike Kajtazi momentin e ekzekutimit të shqiptarëve.
Ai apelon që kjo ngjarje duhet të përkujtohet me forcë nga se Kjatazi
vlerëson se vijat e pabesisë turke janë në horizont dhe ato po duken
qartazi, madje sipas tij sot më 9 gusht në Moskë takohet osmanlia i ri
Erdogan me presidentin Rus Putin. “Ky takim nuk është i rastit, 9
gushti do të jetë edhe një përpjekje që në pabesi të ekzekutoj elitat
shqiptare dhe të krijoj favore për fqinjët tanë me prirje armiqësore”,
thotë ai në reagimin e tij.
Kajtazi et për masakrën e Manastirit, e cila ai thotë se duhet
vetdijësuar shqiptarët lidhur me organizimin e saj ku morën pjesë
shqiptarët. “Duhet përkujtuar fuqishëm nga se edhe me 1830 kishte
shqiptar që ndihmuan Sulltanin ta organizoi këtë masakër dhe ju
gëzuan vrasjes se 1000 bashkëkombasve të tyre. Fara e këtij plehu ka
mbi tash pas 186 viteve dhe po përpiqet të organizoi masakrën e
radhës”, paralajmëron Kajtazi.

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 17 =