Home / Kryesore / Apple prezanton iPhone 12, është më rezistenti nga të gjithë

Apple prezanton iPhone 12, është më rezistenti nga të gjithë

Apple prezantoi zyrtarisht telefonin më të ri iPhone gjatë një eventi “Live” që u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën.

Smartphone-i i ri është dizenjuar me skaje të rrumbullakosura, të ngjashme me iPad Pro dhe është i pajisur me rrjet 5G, një nga risitë më të mëdha të tij. Ai lejon pajisjen të ketë akses në bandën ultra të gjerë të Verizon 5G, që konsiderohet si një nga sistemet më të shpejta në botë me mbi 4 gigabytes në sekondë.  Aparati i ri do të jetë në shitje duke filluar me një çmim nga 699 dollarë.

iPhone 12 është gjithashtu i pajisur me një mbrojtëse qeramike të cilën Apple e konsideron si xhamin më të fortë se çdo Smartphone tjetër. Gjithashtu ai është më rezistent ndaj nxehtësisë dhe rënieve.

Bashkë me Iphone 12, Apple publikoi edhe tre smartphone të tjerë duke përfshirë Iphone 12 Pro, Iphone Pro Max dhe Iphone Mini.

iPhone 12 5G do të vije me pesë ngjyra, në të zezë, kuqe, të ngardhe, e gjelbër dhe e kaltër e errët.

Zakonisht, Apple e prezanton Iphone-in e ri në shtator, por kompania u përball me vonesa këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila mbylli fabrikat në Kinë.

Check Also

Sot përballja e fundit Trump-Biden

Sot do të mbahet përballja e fundit në sallën e Belmont University në Tenessy, mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + 3 =