Home / Kryesore / Aplikimi online nuk është rikthim vizash për shqiptarët

Aplikimi online nuk është rikthim vizash për shqiptarët

Perkunder lajmeve sensacionaliste, Bashkimi Europian nuk do te riktheje vizat me Shqiperine ne vitin 2022.

Sistemi i Informacionit dhe Autorizimit Evropian te Udhetimit (ETIAS) eshte e kunderta e vizes, pasi do te sherbeje ne fakt per te vertetuar se i pajisuri me te nuk ka nevoje per vize per te udhetuar ne vendet e BE-se.

Bashkimi Europian i ka nisur procedurat ligjore per funksionimin e sistemit ETIAS qe ne vitin 2016, kur president i Komisionit Europian ishte Jean-Claude Juncker.

Sistemi i ri, i cili pritet te hyje ne funksion ne vitin 2022, do te aplikohet per shtetasit e 62 vendeve qe vizitojne Europen. Shtetasit amerikane, kanadeze, australiane, japoneze, etj do te jene te gjithe subjekt i ketij sistemi.

Autorizimi ETIAS do te ndihmoje vendet e BE-se dhe udhetaret per te permiresuar menaxhimin e kufinjve te jashtem te unionit, ndihmuar ne luften kunder krimit dhe terrorizmit, si dhe per te ndaluar emigrimin e paligjshem.

Aplikimi per autorizimin ETIAS do te zgjase rreth 10 min dhe do te kushtoje 7 euro. Autorizimi do te jete i vlefshem per 3 vjet ose deri ne daten e skadimit te mjetit te identifikimit me te cilin behet regjistrimi.

Check Also

“Romeo dhe Zhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

Romeo dhe Zhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekpisrit, e shkruar diku midis viteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 8 =