Home / Kryesore / Apeli i profesorit amerikan: Të dalësh në publik pa maskë, është si të ngasësh makinën në gjendje të dehur!

Apeli i profesorit amerikan: Të dalësh në publik pa maskë, është si të ngasësh makinën në gjendje të dehur!

Ekspertët shëndetësorë vazhdojnë të shprehin rëndësinë e vesndosjes së maskës ​​pasi rastet e koronavirusit po rriten në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

“Të dalësh në publik pa maskë është si të ngasësh makinën në gjendje të dehur,”  tha Dr Jonathan Reiner, një kardiolog dhe profesor i mjekësisë në Universitetin George Washington, për Erin Burnett të CNN. “Nëse nuk lëndoheni ju. Mund të vritni dikë tjetër.”

Eksperti i sëmundjes së kombit, Dr Anthony Fauci, u përgjigj të mërkurën për politizimin e fundit të vendosjes së maskave, duke thënë, “Nuk duhet të jetë çështje politike. Është thjesht një çështje e shëndetit publik. Harrojeni politikën – shikoni të dhënat. ”

Megjithatë, vendosja e maskës ende po përballet me rezistencën e njerëzve. Guvernatori i Floridas fajësoi Shtëpinë e Bardhë për mos vendosjen e një shembulli kombëtar. “Kjo duhet të vijë me të vërtetë nga Shtëpia e Bardhë, përveç se Presidenti është i përqëndruar në rizgjedhjen e tijë dhe ai mendon se vendosja e një maske do ta pengojë atë disi. Është e çuditshme”, tha Reiner./ bota.al

Check Also

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 16 =