Home / Aktualitet / Apeli i GJKKO rihapi dosjen “Gërdeci”, avokati i Fatmir Mediut: Akt jo kushtetues!

Apeli i GJKKO rihapi dosjen “Gërdeci”, avokati i Fatmir Mediut: Akt jo kushtetues!

Përfaqësuesi ligjor i Fatmir Mediut, Ardian Visha e ka cilësuar një antikushtetues vendimin e Apelit të GJKKO për të rihapur dosjen “Gërdeci”.

Për Vishën është hera e parë që një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë.

Ai theksons e një reagim me transparencë do të ketë pasi pala mbrojtëse të njihet me arsyetimin e vendimit.

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO i hapi rrugë rihapjes së dosjes “Gërdeci” dhe gjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut.

Në shpërthimin e Gërdecit vdiqën 26 qytetarë shqiptarë. Një vit më vonë Prokuroria e Përgjithshme ngrit akuza ndaj Mediut dhe kompetencat i mori Gjykata e Lartë pasi gjykonte personat me imunitet. Kolegji Penal vendosi pushimin e çështjes së Mediut.

13 vite më vonë familja Durda e cila humbi djalin e mitur nga shpërthimi depozitoi kërkesën për rihapje të procesit gjyqësor. Kërkesa u pranua nga SPAK. Kjo e fundit iu drejtua Gjykatës së Lartë, por ajo ia kaloi GJKKO.

NJOFTIMI NGA PËRFAQËSUESI LIGJOR I FATMIR MEDIUT

Deklarate

Ne cilesine e perfaqesuesit ligjor te z Fatmir Mediu shpreh sa me poshte:

Vendimi i deklaruar ne media nga  Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit..

Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji.

Eshte hera e pare ne jurisprudence kur  nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!!

Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe.

Pasi te  njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

Avokat Ardian Visha

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =