Home / Aktualitet / Apeli i GJKKO lë në burg ish-Prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

Apeli i GJKKO lë në burg ish-Prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

Gjjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasën, i arrestuar para pak ditësh nën akuzën e korrupsionit.

Kështu Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Hasa ra në rrjetën e përgjimeve të SPAK-ut, gjatë kohës që ky i fundit po hetonte gjyqtaren Enkeleda Hoxha.

Nga përgjimet, rezultoi se ai pushoi akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi mori një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa, e cila po hetohet nën arrest shtëpiak.

E njëjta masë u aplikua edhe për 4 shtetas të tjerë mes të cilëve arbitri Qerim Ruçi dhe oficeri i policisë gjyqësore Napoleon Hodaj, i cili në bashkëpunim me ish-ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica lehtësuan akuzën një të arrestuari për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Ndërsa zyrtari i klubit sportiv ‘Përmeti” Bledar Hajredini u la në arrest shtëpie për përcaktim të rezultateve në garat sportive

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =