Home / Kulture / Ansambli Popullor, të rinjtë në gjurmët e të parëve për traditën

Ansambli Popullor, të rinjtë në gjurmët e të parëve për traditën

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore në vijim të aktivitetit të tij artistik ka sjellë dhe shfaqje premiera. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se në trupën artistike janë shumë të rinj, artistë që do të përcjellin traditën tonë. “Ansambli Popullor po zbulon pasardhësit e tij. Kaq shumë të rinj të pasionuar, kaq shumë artistë të ardhshëm, që në gjurmët e të parëve do të ruajnë e përcjellin traditën e së shkuarës”, shprehet institucioni, që ka publikuar dhe video me artistët që janë duke punuar në mjediset e tij. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore u prezantua ditët e fundit me një program të pasur në festivalin “Këngë Jeho”. Një festival që bëri bashkë trupa të ndryshme folklorike dhe Ansambli Popullor ishte i ftuar special. Festivali mbarëkombëtar popullor “Këngë Jeho” zhvilloi edicionin e 30 në tre mbrëmje në qytetin e Strugës.

Ansambli Popullor performoi një program të zgjedhur. Në program u interpretuan “Valle e qypave” nga grupi i valles, kolazh me këngë shkodrane solist Aranit Hoxha, kënga e Hajredin Pashës nga grupi koral i burrave, valle për violinë solist Flogert Shatraj, kolazh Shqipëria e Mesme solist Aranit Hoxha, polifonike nga Juli Çenko dhe grupi i Burrave, artistë që sollën dhe kolazh me këngë përmetare, vallja “Te burimi” erdhi nga grupi i valles. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i ansamblit është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet.

Arbëreshët e Italisë, rol në lëvrimin e gjuhës amtare

Kontributi i atdhetarëve arbëreshë dhe përpjekjet e tyre në mbrojtje të çështjes shqiptare u shprehën përmes veprimtarisë letrare, shtypit, protestave dhe memorandumeve dhe veprimtarive të tjera. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët shprehët se arbëreshët e Italisë luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit, hapjen e shkollave shqipe dhe lëvrimin e gjuhës së tyre amtare. “Një vlerë të padiskutueshme ka dhënë hapja e dy kolegjeve arbëreshe, institucione mësimore që u çelën në gjysmën e parë të shek. XVIII, në Siçili dhe në Kalabri. Rol të rëndësishëm për arsimin e kulturën kombëtare patën edhe kongreset linguistike të viteve 1895 dhe 1897, të cilët shprehën dhe vullnetin politik të shqiptarëve të Italisë”, shprehet QSPA.

Check Also

Libri i tij i vetëm me poezi titullohet “Zani i zemrës”

Nga Sadik BEJKO –   Ka lindur me 3 gusht 1859 ne Shkoder, ka vdekur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =