Home / Sociale / Anketa/ Si paraqitet gjendja e Shqipërisë përsa i përket korrupsionit në Ballkan?

Anketa/ Si paraqitet gjendja e Shqipërisë përsa i përket korrupsionit në Ballkan?

Shqipëria shënoi regresin më të madh në rajon në perceptimin e korrupsionit në vitin 2020 në raport me vendet fqinjë.

Barometri i Ballkanit i këtij viti tregoi se, perceptimi për korrupsionin shënoi rritje të dukshme në Shqipëri për të nëntë sektorët kryesorë me 2019 ne raport me 2018, ku mbizotëronin ryshfetet nga 13-45 % për të gjitha institucionet.

Shqipëria paraqitet me besimin më të ulët ndaj institucioneve. 90 për qind e të anketuarve besojnë se politika  dhe sistemi i drejtësie është i korruptuar. Kjo përqindje është pak më e ulët në rajon. Gjithashtu 80 % e shqiptarëve mendojnë se doganat janë të korruptuara dhe 77% e tyre mendojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar. Si më pak të korruptuarat kudo në rajon paraqiten ushtria, shërbimet fetare, Organizatat Joqeveritare.

Gati gjysma e popullsisë, 45% raportojnë se kanë paguar ryshfet për shërbimet në shëndetësi. Pagesat nën dorë për mjeket ishin më të lartat në Rajon teksa shihet se në vendet e tjera, si Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia  dhe Kosova ky tregues është nga 9 ne Maqedoni në maksimumi 15 % në Bosnjë (shih tabelën e mëposhtme).

Një e pesta e popullsisë në Shqipëri ka pohuar se ka dhënë ryshfet ndaj individëve të gjyqësorit dhe drejtësisë, 16 % kanë paguar dhurata dhe korrupsion për policinë. Në vendet e tjera ta Rajonet pagesat e ryshfetit për drejtësinë dhe policinë janë në intervalin e 1-4% te të anketuarve.

Shqipëria ka bërë hapa pozitiv vetën në korrupsionin ndaj shërbimeve bashkiake të cilat nga 13 për qind në vitin 2018 ranë në 8% në vitin 2019.

Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina ka rritje të korrupsionit në shtatë nga nëntë kategoritë. Mali i Zi është në skajin tjetër të shkallës me më pak raste të regjistruara të ryshfeteve që paguhen në shtatë nga nëntë kategoritë në shqyrtim.

Indeksi i korrupsionit u përhap gjerësisht kudo në rajon, duke arritur në 31% më 2019 nga 26% që ishte me 2018.

Ka një rritje të dukshme në perceptimin e korrupsionit ndaj institucioneve. Pjesa  dërrmuese e sektorëve, organizatave dhe institucioneve të shqyrtuara konsiderohen të korruptuara nga një shumicë dërrmuese e të anketuarve.

Kudo në rajon kriza e besimit në sistemin e sundimit të ligjit rëndon mbi gjyqësorin që konsiderohet i korruptuar nga rreth 80% e të anketuarve, te dytat vijnë për partitë politike (82%).

Në Shqipëri sistemi i arsimit ka marrë një vlerësim me pozitiv për korrupsionin se në vendet e tjera të rajonit./Monitor

Check Also

Shoqata e Transportit: “Bashkia tha do na fali taksën, por na solli zarfin”

Shoqata e Transportit Ndërqytetas i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës që të heqë taksën për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =