Home / Lajmi Fundit / Ankesat e PD-së dhe LSI-së për 25 prillin, KAS merr vendimin për qarkun e Korçës

Ankesat e PD-së dhe LSI-së për 25 prillin, KAS merr vendimin për qarkun e Korçës

KAS ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Korçës.

Partitë opozitare kërkuan shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këtë qark dhe ripërsëritjen e tyre. PD pretendoi se ka fakte të shumta që mund të arrihet në këtë vendim, ndërsa shtoi, se sipas tyre, një votë në këtë qark është blerë diku te 100-300 euro.

Sakaq, edhe lëshimi i tenderave publikë, lejeve të ndërtimit dhe legalizimeve sipas PD, ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve.

Në fund, KAS rrëzoi pretendimet e opozitës me shumicë votash.

Check Also

Meta në Malësi të Madhe, vlerëson me dekorata e tituj Prekë Calin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar Prekë Calin dhe atdhetarë e luftëtarë të tjerë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 7 =