Home / Aktualitet / Angela Merkel merr dozën e parë të vaksinës që të gjithë “i tremben”

Angela Merkel merr dozën e parë të vaksinës që të gjithë “i tremben”

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert, përmes një postimi në Tëitter.

Kancelarja 66-vjeçare mori vaksinën në qendrën e instaluar posaçërisht në ish-Aeroportin Tempelhof të Berlinit, e cila aktualisht po punon me AstraZeneca, një vaksinë që është në përdorim vetëm për të moshuarit mbi 60 vjeç në Gjermani, për shkak të një rreziku të mpiksjes së gjakut.

Pas injektimit të vaksinës Merkel tha se ndihej e kënaqur që mori dozën e parë të AstraZeneca, si dhe falenderoi të gjithë mjekët dhe infermierët që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit.

“Unë jam e kënaqur që kam marrë sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit dhe të gjithë ata që vaksinohen. Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë”, u shpreh Merkel.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − 3 =