Home / Aktualitet / Anës 2 nuk i del e keqja me Tean: Pash Zotin, tani të ra ndërmend publiku?

Anës 2 nuk i del e keqja me Tean: Pash Zotin, tani të ra ndërmend publiku?

Ditën e sotme, nëpërmjet një videoje në Youtube, ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Tea Trifoni, rrëfeu të vërtetën e saj për lidhjen fallco me Andin dhe lidhjen e vërtetë me Beartin, gjithashtu ish-konkurrent i “Për’puthen”.

Tea tregoi se produksioni ishte që në fillim në dijeni të lidhjes së saj me Beartin dhe madje me miratimin e tyre, konkurrentja kishte udhëtuar gjithashtu drejt Kosovës.

“E vërteta ime”- u titullua video e Teas, e cila ngjalli debat të madh tek publiku dhe solli reagime të ashpra nga konkurrentët e “Për’puthen”.

Ana Kauri ka shkruar vetëm disa minuta më parë në InstaStory një status ku akuzon Tean për viktimizim, duke e vendosur përpara pyetjes: “Tani të ra ndërmend publiku?”

“Hap sytë në mëngjes dhe më del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash Zotin o Tea, tani të ra ndërmend publiku ty? Nuk kujtoheshe për ta kur shikoje fan page-et Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita-ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikoje editimet që bëheshin për ju të dy? Ku ishte Tea të thoshte po Bearti ku është apo po i pëlqente ajo që po i servirej nga fama? Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh! Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot viktimën brenda dhe po e bën jashtë?”– shkruan Ana.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + thirteen =