Home / Aktualitet / Andi Bushati ‘humb toruan’/ Këta dhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës, shtet shk*rdhatë

Andi Bushati ‘humb toruan’/ Këta dhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës, shtet shk*rdhatë

Analisti Andi Bushati ka mbajtur një qendrim të ashpër në rrjetet sociale ndaj ministres Belinda Balluku, e cila u shfaq dje në një borëpastruese, në një kohë kur qindra qytetarë mbetën të bllokuar në afërsi të Lezhës, pasi në rrugë nuk kishte asnjë prej autoriteteve.

Bushati, i cili është një prej të bllokuarve në Lezhë, shprehet se inskenimet e qeverisë së Edi Ramës do të shndërronin edhe njeriun në të duruar në një vrasës.

Postimi i plotë i Bushatit:

Pasi kam kaluar me orë të tëra i bllokuar pranë Lezhës bashkë me qindra të tjerë, pasi nuk pashë për be asnjë borëpastruese, asnjë kripëhedhëse apo qoftë dhe makinë policie që të jepte informacion elementar, sa mbërrij në shtëpi, falë një aventurieri që çau rrugë pa rrugë mes fshatrave, shoh ministren që jep shfaqe pasi ia ka hypur një borëpastrueseje.

Do e kuptoja po të thoshte që jemi një shtet shkërdhat, që kështu kemi qenë dhe kështu do mbetemi, kaq fuqi kemi përballë situatave të tilla etj…

Por ama me këto inskenimet e shpifura ku e vetmja makinë që mund të vihej në punë përdorej për xhirime, këta edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës… I imagjinoj fytyrat e atyre që pata me orë pranë kur të shohin në ekran Belindën sapo të futen në shtëpi…

Check Also

Naftëtarët në kërkim të statusit: Qeveria duhet të mbajë premtimet e dhëna

Statusi i Naftëtarëve në qarkun e Fierit vijon të mbetet i shkruar vetëm në letra. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 10 =