Home / Aktualitet / Analiza e BB/ Bizneset e vogla morën 20-30 % të të totalit të kredisë

Analiza e BB/ Bizneset e vogla morën 20-30 % të të totalit të kredisë

Ndërmarrjet e vogla megjithëse janë zemra ekonomisë për shkak të peshës në punësim dhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto nuk marrin atë që u takon nga ndërmjetësimi financiar në vend.

Një analizë e regjistrit të kredisë që u azhurnuara nga Banka Botërore, tregon se për vitin 2019 bizneset e vogla morën 20-30 për qind të totalit të kredisë, teksa zënë 83 për qind të totalit të bizneseve në vend.

biznesët mikro dhe të vogla gjithashtu paguan normat më të larta të interesit dhe shpesh duke të lënë kolateral shumë herë më të lartë se vlera e kredisë. Këto kushte i bëjnë ndërmarrjet mikro të qëndrojnë larg bankave dhe institucioneve të kreditit.

Kompanitë e mëdha të cilat marrin 70-80 për qind të totalit të huasë, preferojnë monedhën euro që është një rrezik shtesë në kthimin e kredisë, teksa bizneset e vogla preferojnë kreditimin në lekë që është më pak riskoz.

Përgjatë vitit 2019 rreth 88 për qind e të gjitha huave u dhanë nga bankat. Pjesa e huave nga institucionet financiare ndërkombëtare u rit ndjeshëm vitet e fundit nga 1 për qind totalit në vitin 2014 në 5 për qind të totalit m 2019. Zgjerimi i huasë nga jo bankat ka target më së shumti bizneset e vogla, por interesat janë penalizuese.

Sektori financiar i Shqipërisë renditet në vendin e 102-të vend nga 141 vende sipas raportit të Konkurrencës Globale. Në Shqipëri kredia për ekonominë është rreth 30 % ePBB-së, një raport i ulët në krahasim me vendet e Rajonit ku kredia për ekonominë është mesatarisht në 50% të PBB-së.

Në raportet e të bërit biznes aksesi në huamarrje është pengesa kryesore për 16% të bizneseve të vogla dhe 34% të ndërmarrjeve të mesme. Kjo kategori i biznesit ka së paku 9% të PBB hendek në financim në raport me vendet e Rajonit.

Bankat tregtare në vend në përgjithësi nuk preferojnë të kreditojnë bizneset e vogla për shkak të likuiditeteve të ulëta dhe pamjaftueshmëria e kolateralit.

Banka Botërore vlerëson se përmirësimi i qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe mesme duhet të jetë një mision strategjik i vendit, si një mënyrë për të vënë në lëvizje të gjithë ekonominë në vend.

Përveç stimulimit të kreditimit si burimi kryesor i financimit, nevojiten përpjekje për të rritur diversitetin e produktit si në banka, ashtu edhe në sektorët jobankA, nxitur nga shërbimet financiare dixhitale, që zvogëlojnë informalitetin dhe përmirësojnë infrastrukturën e kreditit./Monitor

Check Also

Në pak orë 6 të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia ka arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale, mes tyre një i shpallur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − thirteen =