Nga Dr. Elez BIBERAJ-
*Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës
Administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë ndjekurnjëpolitikë të pandryshueshme ndaj Shqipërisë. Vizioni iAmerikëspër Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë një vend iqëndrueshëm, ibegatë dhe demokratik ku të respektohenplotësisht normat dheproceset demokratike. Shqipëriaështë trajtuar si pjesë e rëndësishme e konceptit tëUashingtonit për ndërtimin e njëEvrope të pandarë dhe tëlirë. Hartuesit e politikave amerikane e kanë bërë të qartëse është në interesin kombëtar të Shteteve tëBashkuara ta shohin Shqipërinë pjesë të komunitetit Euro-Atlantik.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë nxitësi më irëndësishëmdhe më me ndikim për demokratizimin e Shqipërisë, duke dhënëmbështetje të konsiderueshmediplomatike, politike, ekonomikedhe ushtarake. Uashingtoniishte forca kryesore shtytëse përçlirimin dhe pavarësimin eKosovës nga Serbia dhe për pranimine Shqipërisë nëNATO. SHBA luajtën gjithashtu një rol kryesornë zgjidhjen e konfliktit etnik në Maqedoninë e Veriut, çka ka çuar në njëpërmirësim të dukshëm të statusit të shqiptarëve atje.
Po ashtu, gjatë tre dekadave të fundit, Shqipëria, sidheshqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kanë qenënë qendërtë një vëmendjeje të konsiderueshme nga ana e Uashingtonit. Përfaqësuesit shqiptarë kanë pasur qasjerelativisht të lehtë tepolitikanët amerikanë. Ata kanë gëzuarmbështetje dypartiake nëKongresin amerikan dhe senatorëe kongresistë të shquar kanëqenë mbështetës të çështjeveshqiptare. Presidenti Joe Biden ka pasur kontakte tëshumta personale me udhëheqësit shqiptarëdhe ështënjohes i mire i çështjeve shqiptare, veçanërisht içështjes sëKosovës.
Ndërsa kanë ofruar mbështetje për forcimin e qëndrueshmërisë dhe begatisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuaranuk kanë ngurruar të vënë në dukje hapurdështimet e procesit tëdemokratizimit – shkelja e normavedemoratike, përpjekjet e ekzekutivit për të kontrolluarinstitucionet e pavarura, sulmetndaj medias, parregullsitëzgjedhore dhe dështimi për të luftuarkorrupsionin e përhapur. Politikëbërësit dhe përfaqësuesitamerikanëshpesh janë zhgënjyer me paaftësinë osemosgatishmërinëe politikanëve shqiptarë për të gjetur gjuhë tëpërbashkët nëçështjet e mëdha, për të respektuar zotimet e tyredhe përt’i mbështetur deklaratat me veprime konkrete. Ekzistonnjëhendek i madh midis deklaratave retorike të mbështetjespërreformat thelbësore tepër të nevojshme dhe angazhimitaktualndaj reformave. Shtetet e Bashkuara kanë bërëkritika të sinqertandaj rrëshqitjes prapa, e megjithatë kanëqenë të angazhuara fort për ta ndihmuar Shqipërinë tëpërballet me këto sfida.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë krijuarnjëmarrëdhënie të fortë dhe të gjallë.
Është e natyrshme që në raste të tilla si 30 vjetoriirivendosjes së lidhjeve, vemendja të përqendrohet tekaspektetpozitive të tyre. Por është gjithashtu e rëndësishme të theksohendisa çështje që, nëse nuktrajtohen nga shqiptarët, mund t’i vënënë provë seriozekëto marrëdhënie.
Si çdo marrëdhënie dypalëshe, edhe ato mes AmerikësdheShqipërisë duhet të ushqehen vazhdimisht dhe jo tëmerren si tëmirëqena apo të shihen si diçka statike dhe tëpërhershme. Mbitë gjitha, mbështetja e Amerikës nukështë një e drejtë e natyrshme e shqiptarëve. Në themel tëmarrëdhënieve janë vlerate përbashkëta demokratike dheangazhimi i Shqipërisë përdemokracinë, sundimin e ligjitdhe qeverisjen e mirë. Ndërtimi injë demokraciefunksionale në Shqipëri mbetet një objektiv irëndësishëm ipolitikës së jashtme amerikane. Veprimet qëminojnëpraktikat demokratike jo vetëm që mund tëminojnëmarrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim nëqëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikimthelbësor tëlidhjeve mes dy vendeve.
Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitjetëkonsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhenjëautoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendetmëjofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemipolitik iShqipërisë në thelb është prishur dhe vendi ështëshndërruar nënjë shtet njëpartiak, autoritar, me PartinëSocialiste në fuqi qëkontrollon pushtetin në të gjithanivelet.
Polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi iorganizuardhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur njëkosto të madhe dhevazhdojnë të paraqesin një kërcënimekzistencial përdemokracinë e Shqipërisë. Pikërishtinstitucionet që kanërëndësi të dorës së parë për të luftuarkorrupsionin – zyrtarëtqeveritarë, anëtarët e parlamentit, politikanët, gjykatat dhegjyqtarët, prokurorët dhe policia – janë ato që po e minojnëfushatën kundër korrupsionit.
Politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm kanë kapurshtetindhe, si rrjedhojë, pasuria dhe qasja tek pushteti janëpërqendruarnë duart e një grupi të vogël. Natyra gërryese e modelitkleptokratik të qeverisjes së Shqipërisë është tepërserioze.
Prishja e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitësdhemosgjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet e rëndësishmeështë thjesht e papranueshme për një anëtartë denjë të NATO-s dhe për një vend që synon tëanëtarësohet në BashkiminEvropian.
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se nxitja e demokracisëdo të jetë një përparësi kryesore përadministratën e tij. Qendrimet dhe veprimet e qeerisë dhetë opozitës ka të ngjarë tëbëhen objekt i një vëzhgimi tështuar nga ana e Shteteve tëBashkuara. Vështirë qëadministrata amerikane të mbetet e pavëmendshme ndajpolitikave dhe veprimeve të cilat minojnënormat, vlerat dheinstitucionet demokratike.
Në vitin 2016, forcat kryesore politike shqiptare pranuanqësistemi i drejtësisë ishte jofunksional dhe ranë dakordpër njëreformim thelbësor të këtij sistemi, më rrënjësori nëndonjë vend ish-komunist. Por shqiptarët kurrë nuk u dolënpër zot reformave. Ata bënë përpjekje të përbashkëta për tëminuar, manipuluar dhe zvarritur ndryshimet për sa kohë tëishte e mundur.
Shqipëria po hyn në vitin e pestë të këtyre reformave. Ndërsa skalionet më të larta të sistemit gjyqësor janëhequr sirezultat i procesit të verifikimit, zbatimi i reformaveka qenë ingadaltë dhe selektiv, duke çuar praktikisht në njëkolapsinstitucional dhe duke kërcënuar parimin themelortë sistemitjuridik – qasjen tek drejtësia. Mund të thuhet se operacionikirurgjikal i drejtësisë mbase ka qenë isuksesshëm, por pacientimbetet në komë.
Shqipëria ka nevojë për një përmbyllje. Kostoja e dështimitpër të zbatuar plotësisht këto reforma themeloreështë thjeshttepër e madhe për shoqërinë shqiptare. Shtetet e Bashkuara u kanë kushtuar burime të mëdhakëtyre përpjekjeve të reformësdhe presin që Shqipëria tëbëjë pjesën e vet.
Zgjedhjet e prillit 2021 janë një provë përpjekurinëdemokratike të Shqipërisë dhe për marrëdhënietSHBA-Shqipëri. Ky është një moment historik dhe dështimimund tëketë me pasoja të rënda.
Edhe pse hapja e fushatës është shoqëruar me njëretorikëtë ashpër, shqiptarët kanë një mundësi për ta kthyer vendin e tyre në një rrugë të qartë demokratike. Nëse zgjedhjet janë tëbesueshme, me rezultate tëpranueshme nga lojtarët kryesorë, ato do të hapninmundësi të reja dhe do të shpalosnin potencialine madh qëkanë shqiptarët.
Përkundrazi, një proces zgjedhor sërish me të meta dheimanipuluar ka të ngjarë të pengojë stabilitetin politik tëvendit, të sinjalizojë një përkeqësim të mëtejshëm tëpraktikavedemokratike dhe të ndërlikojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Pamundësia për tëmbajtur zgjedhje të pastra do tëforconte dyshimet përbesueshmërinë dhe angazhimetdemokratike të elitave shqiptare.
Por vetëm zgjedhjet nuk janë shpëtimi për sfidat e mëdhatëShqipërisë, edhe nëse ato mbahen në përputhje të plotëme standardet më të larta ndërkombëtare. Periudhapaszgjedhoreduhet të pasohet nga një konsensus patriotik, një marrëveshjendërpartiake veprimesh konkrete dhe tëqëndrueshme për tëtrajtuar deficitin demokratik tëShqipërisë, për të kapërcyerhendekun e tanishëm politikdhe për të përcaktuar një rrugë tëqartë të ecjes përpara.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë të drejtpërdrejtanëmbështetjen e tyre për demokracinë e Shqipërisë dhe nëkritikatndaj dështimeve demokratike. Duke pasurparasyshmarrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve dhemendimin tepër tëfavorshëm që shqiptarët kanë përAmerikën, asnjë vend tjetërmë mirë se sa Shtetet e Bashkuara nuk do të mund ta ndihmonteShqipërinë nërrugën e saj demokratike. Amerika ka fuqinë, besueshmërinë dhe aftësinë për të ushtruar ndikim pozitivdhepër të ndihmuar shqiptarët të krijojnë një të ardhme qëushqennjë proces politik gjithëpërfshirës, sundimin e ligjitdhe njëqeverisje efektive dhe të përgjegjshme.
Por edhe pse mbështetja amerikane mbetet me rëndësikritike, shtysa për ndryshim të vërtetë duhet të vijënga brenda. Në fund të fundit, varet nga udhëheqësitshqiptarë se sa do tëjenë në gjendje të marrinpërgjegjësinë dhe të zhvillojnë njëstrategji të qartë për tëndërtuar një demokraci funksionale, përtë cilën kombi shqiptar ka ëndërruar aq shumë.
Pjesë nga Fjala në Konferencën për 30 Vjetorin e Rivendosjes së Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, organizuarngaInstituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare.
31 mars 2021