Home / Showbizz / Ambasadorja Yuri Kim takon Ermira Babaliun, tregon historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren

Ambasadorja Yuri Kim takon Ermira Babaliun, tregon historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka përmbyllur vizitën e saj në Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se kryediplomatja Kim e ka mbyllur këtë vizitë në juglindje me një performancë live të këngëtares pogradecare, Ermira Babaliu.

Pas një sërë takimesh nga axhenda e saj, ambasadorja Kim ka shijuar në fund këngët pogradecare.

Përveçse ka shijuar live muzikën e Babaliut, ambasadorja ka ndarë dhe një foto me të në rrjetet sociale, ku tregon historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren shqiptare, konkretisht në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, teksa ndërronin avionët.

“Si filloi … si po shkon! Unë dhe Ermira Babaliu u takuam duke ndërruar avionët në aeroportin e Frankfurtit në shkurt të vitit të kaluar. Ne kaluam aq mirë në ato 5 minuta sa premtuam të takoheshim në Pogradec muajin tjetër. Bllokimi i Covid ndaloi takimin tonë, por pas më shumë se një viti, së fundmi jemi së bashku në Pogradec duke mbajtur premtimin. Pas disa orësh, Mira do të këndojë “Kali i Bardhë” dhe hite të tjera, dhe unë do të jem atje për të duartrokitur. Por së pari, Mira më dha një vështrim vjedhurazi buzë liqenit …”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

 

 

Check Also

Fjolla Morina humb njeriun e shtrenjtë, nga arratia i dedikon fjalët prekëse

Fjolla Morina ka humbur sot gjyshen e saj të shtrenjtë. Këtë lajm e ka bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 7 =