Home / Aktualitet / Ambasadori i OSBE: Sfidat e Shqipërisë shumë të mëdha, në fokus shit-blerja e votës

Ambasadori i OSBE: Sfidat e Shqipërisë shumë të mëdha, në fokus shit-blerja e votës

Kur mbeten pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet parlamentar të 25 Prillit, kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Vincenzo Del Monaco, thotë se është e panevojshëm përshkallëzim të tensioneve mes palëve. Në intervitën dhënë për “News24”, ai vë theksin tek programet të partive, pasi sfidat e Shqipërisë janë të mëdha

“Ai që është më i rëndësishëm është thelbi, është përmbajtja e programeve politike, pasi Shqipëria do të ketë një sërë sfidash që do të duhet të trajtohen edhe në të ardhmen. Mendoj se tensionet politike janë mjaftueshëm të larta dhe nuk ka nevojë për përshkallëzim të mëtejshëm”.

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR, thotë Del Monaco do t’i kushtjnë një vëmendje të posaçme fenomentit të shit-blerjes së votës në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Në këtë kuadër, ka edhe dispozita të tjera të rëndësishme: është rritur roli i policisë në zgjedhje, përfshirë edhe pranë qendrave të votimit; veprimtaritë në qendrat e votimit do të mbikëqyren me kamera; SPAK-u do të ketë rolin e tij. Patjetër që këto fenomene do të jenë në fokus të vëzhguesve të ODIHR-it. Në fakt, ODIHR-i ka theksuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e hetimit dhe të ndjekjes ligjore të shpejtë të pretendime të mundshme për manipulime apo për shitblerje të votave. Vetë Prezenca dhe OSBE-ja vijojnë të vëzhgojnë nga afër disa prej zhvillimeve që kanë të bëjnë me çështjet gjyqësore. Po përmend vetëm një prej tyre, atë që po zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër”.

Prezenca e OSBE-së ka dhënë kontribut të veçantë edhe në reformën në drejtësi. I pyetur mbi zbatimin e saj, Del Monaco thotë se mbetet një person entuziast, por racional.

“Unë jam një entuziast racional, që do të thotë se jam entuziast, por me këmbë në tokë. Shqipëria ka pasur disa arritje dhe rezultate të rëndësishme kohët e fundit. Të gjithë gëzuam në mënyrë të zëshme për kthimin në funksionim të Gjykatës Kushtetuese. Tani është koha të jemi të përqendruar te hapat e radhës: te Gjykata e Lartë, të funksionimi dhe tek efikasiteti i makinerisë së gjyqësorit”.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =