Home / Aktualitet / Ambasada shqiptare, njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë në Greqi

Ambasada shqiptare, njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë në Greqi

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë ne vendin fqinj.

Ambasada bën të ditur se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit të qytetarëve që kanë aplikuar deri më 31 korrik të 2020.

Sipas institucionit, procedura për tërheqjen e tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

NJOFTIMI I AMBASADËS
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al
1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

o.j/dita

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + fourteen =