Home / Aktualitet / Ambasada Ruse retorikë të ashpër për deklaratën e Haradinajt: Kosova pseudo-shtet

Ambasada Ruse retorikë të ashpër për deklaratën e Haradinajt: Kosova pseudo-shtet

Pas dëbimit të diplomatit rus nga Ministria e Jashtme shqiptare, Ambasada Ruse në Tiranë ka ashpërsuar retorikën ndaj politikës shqiptare.

Këtë herë në reagimin e saj Ambasada shigjeton Ramush Haradinaj për deklaratën e tij që do kërkojë referendum për bashkimin me Shqipërinë.

Ambasada e quan Kosovën “pseudo-shtet” ndërsa qëndrimin e Haradinajt si provokim që implikon ideologjinë e “Shqipërisë së Madhe”

Sipas Ambasadës kjo ideologji ka përparuar gjithnjë e më shumë në rajon dhe kërcënon integritetin e shteteve të Ballkanit.

Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R.Haradinaj

Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”-thuhet në deklaratë.

Check Also

Naftëtarët në kërkim të statusit: Qeveria duhet të mbajë premtimet e dhëna

Statusi i Naftëtarëve në qarkun e Fierit vijon të mbetet i shkruar vetëm në letra. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =