Home / Aktualitet / Ambasada gjermane jep versionin e videokonferencës Merkel- Rama

Ambasada gjermane jep versionin e videokonferencës Merkel- Rama

Ambasada gjermane në Tiranë, ka ofruar disa detaje nga videokonferenca që u zhvillua midis kryeministrit Edi Rama dhe kancelares, Angela Merkel. Me anë të një njoftimi zyrtar, ambasada ka publikuar njoftimin e zëdhënësit të Qeverisë Federale Steffen Seibert, i cili thotë se “Rama dhe Merkel biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike, si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE”.

Në njoftim theksohet se reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

“Videokonferencë e Kancelares Federale Angela Merkel me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:

Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference. Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e tij. /rtsh.al

Check Also

Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =