Home / Politike / Ambasada e SHBA-së ”i hoqi vizën”, nuk dorëzohet Tom Doshi

Ambasada e SHBA-së ”i hoqi vizën”, nuk dorëzohet Tom Doshi

Partia e deputetit Tom Doshi ka paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në KQZ.

Kërkesa e Tom Doshit vjen pasi ai mban statusin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate, dhe ka shpallur objektivin e tij për të marrë 4 mandate deputetësh në zgjedhjet e Prillit.

Kujtojmë se PSD e cila drejtohet nga Tom Doshi ka dorëzuar brenda afateve të përcaktuara komisionerët në Shkodër dhe Tiranë. Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt.

Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet. Kështu deri më datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet.

Pak ditë më parë ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim ajo që deklaroi se Tom Doshi nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje, pasi sipas saj ka qenë subjekt i ligjit të dekriminalizmit. Vetë Doshi ka zgjedhur që të mos u përgjigjet ambasadores, ndërkohë që Rama tha dje se ai nuk kishte asnjë koment për deklaratat e Kim.

Kreu i qeverisë u shpreh se ai e njeh shumë mirë ligjin dhe nuk ka nevojë që këtë tia kujtojë asnjë prej ambasadorëve që janë në vendin tonë. (E.K/Faxweb.al)

Check Also

Presidenca i përgjigjet Ramës: Do të japë llogari para drejtësisë

Presidenca i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë deklaroi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 5 =